Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i mjaftueshëm për realizimin e kërkesave të komunave në Kosovë.
Kështu tha ministri në detyrë Arban Abrashi, duke shtuar se pandemia dhe shkurtimet buxhetore e kanë vështirësuar punën në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Gjithsesi përkundër pandemisë COVID-19 dhe përkundër shkurtimeve të mëdha buxhetore të cilat e kanë prekur ministrinë për gjatë rishikimit të buxhetit edhe gjatë kursimeve qeveritare që janë bërë kemi bërë të pamundurën dhe kemi siguruar mjetet e nevojshme në mënyrë që kompanitë të cilat janë të kontraktuara nga ministria t’i kenë mjetet e nevojshme financiare që të bëjmë furnizimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit dhe ashtu siç jam njoftuar nga ekspertët nuk do të kemi asnjë problem në menaxhimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror”, tha Abrashi në një intervistë për Ekonominë Online.
Ai theksoi se janë në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Bujqësisë, për projektin testues që ka të bëjë me mbjelljen e drunjve dekorativ dhe të tjerë përgjatë rrugëve nacionale dhe autostradave.
Abrashi tha se tashmë kanë filluar mbjelljen e disa drunjve dekorativ në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Është një projekt i vogël por me shumë peshë edhe për ambientin edhe për mirëmbajtjen e rrugëve. Prandaj duke u konsultuar me ekspertë kemi vendosur që ta hartojmë një projekt edhe testues me Ministrinë e Bujqësisë që të fillojë mbjellja e drunjve dekorativ dhe të tjerë përgjatë rrugëve nacionale dhe autostradave. Tani më ka filluar zbatimi i këtij projekti. Ne kemi filluar në mënyrë simbolike në pjesën e autostradës ‘Ibrahim Rugova’ me mbjelljen e disa drunjve dekorativ. Ekipet të cilat i mirëmbajnë do të vazhdojnë mbjelljen e tyre”, tha ai.
Abrashi shtoi se nuk janë të kënaqur me buxhetin, sepse kërkesat e komunave janë qindra miliona euro.
Mes tjerash, ai theksoi se hapi i parë për fillimin e investimeve në shtrimin apo zgjerimin e rrugëve do të jetë Prishtina.
“Nuk jemi të kënaqur aq sa duhet me buxhet. Flitet shumë për asfaltin. Po realisht kërkesat janë të mëdha. Vetëm kërkesa të komunave kalojnë disa qindra miliona euro që realisht kërkesa të arsyeshme dhe është shumë e pamundur t’i përkrahim të gjitha ato për shkak të buxhetit të limituar”, u shpreh Abrashi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre