LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, buxheti më i mangët

Abrashi: Me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, buxheti më i mangët

Kosova sot, ballafaqohet me probleme politike dhe ekonomike. Ekonomia është një sferë e gjerë dhe po i preokupon të gjithë vendin. Kështu u tha në konferencën “Alternativat e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, e organizuar nën patronatin e AAK.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha shkurt në këtë konferencë se mos zhvillimi ekonomik në Kosovë po i preokupon të gjithë qytetarët e vendit.


Duke folur për ligjin për Prishtinën, nënkryetari i AAK-së Gazmed Abrashi tha se ky ligj është mbajtur peng vetëm se Prishtina nuk është udhëhequr nga PDK, dhe këtë po e vuajnë qytetarët.

Abrashi foli edhe për MSA-në, që në bazë të kësaj marrëveshje buxheti do të jetë i mangët dhe se sipas tij Qeveria nuk ka gjetur alternativë për boshllëkun qeveritar.

Ndërsa kryetari komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për të pasur një zhvillim të komunave, ato duhet të kenë më shumë kompetenca.

Ahmeti tha se për të hapur një konkurs duhet të pyeten tri Ministri.

Kryetari i Prishtinës tha se janë duke pasur probleme me Qeverinë qendrore për blerjen e autobusëve të rinj. /Telegrafi/