LAJMI I FUNDIT:

Abramovich takohet me Conten javën tjetër

Abramovich takohet me Conten javën tjetër

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, prite ttë takohet me teknikun italian Antonio Conte jo më larg se javën tjetër.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Abramovich do të mbajë një takim përfundimtar me Conten javën tjetër për të definuar gjërat për këtë verë.


Një marrëveshje në parim është arritur mes palëve, që ka vlerë prej 20 milionë euro në tri vjet.

Conte dëshiron edhe asistentët e tij Angelo Alessio dhe Massimo Carrera te Chelsea, teksa ka ndërtuar një listë të lojtarëve që ai i kërkon.

Në këtë listë janë Paul Pogba, Leonardo Bonucci, Radja Nainggolan, Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain. /Telegrafi/