Abdixhiku: Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë duke vazhduar me zgjedhjen e katër kuvendeve në Prishtinë.
Abdixhiku thotë se takimet me qytetarë po i japin shpresë dhe se po konfirmohet përkrahja për "Rrugën e re", të LDK-së, transmeton Telegrafi.
"Të faleminderit Prishtinë për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende ?️të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit - Shkabaj, Mramor e Keçekollë - pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu - dhe më shumë", deklaroi ai.
Krreu i LDK-së shton tutje se e ardhmja është e ndritshme.
"Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet", shton mes tjerash ai./Telegrafi/




















































