LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Qeveria ta refuzojë propozimin e ZRRE-së, pyetjet se ku t’i merr paratë Kurti është dashur t’i bëjë në tetor

Abdixhiku: Qeveria ta refuzojë propozimin e ZRRE-së, pyetjet se ku t’i merr paratë Kurti është dashur t’i bëjë në tetor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka thënë se kosovarët nuk e shpenzojnë energjinë elektrike për luks.

Ai deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar në vend, duke shtuar se shtetet e tjera në rajon, me çështjen e energjisë elektrike janë marrë që nga tetori i 2021-së.


“Tani mohimi i krizës kur shtetet e tjera bënin zgjidhje, shkakton dëm. Nga 150 milionë euro deri në 200 milionë, kjo është shumë që shoqëria kosovare do të djegë sivjet energji. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi edhe për 1 euro të shpenzuara, lëre më për më shumë. Dëmi është bërë dhe a mund qytetari ta paguajë atë. Pyetja se a mund të përballohet ky çmim, nuk zë vend më. Vend zë se ku t’i gjej paratë shteti. Flitet nga perspektiva e karriges së pushtetit, si brengë e kryeministrit. Pyetjet se ku i merr paratë shteti është dashur kryeministri t’ia bëjë vetes në tetor”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Qeveria duhet ta refuzojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës, sepse ai nuk merr përsipër përballimin nga qytetarët.

“Kuvendi duhet të refuzojë tendencën e Qeverisë dhe ZRRE-së sepse s’ka dhënë kohë për të zëvendësuar paralajmërimin për rritje rekorde, në mes të dimrit. Është dënim dhe s’është zgjidhje”, tha tutje. /Telegrafi/