Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin qendror në kuadër të Forumit të Gruas, me gratë kandidate për deputete.

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku duke folur për rëndësinë e gruas, tha ‘’Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm’’.


‘’Sonte dua t’ju flas si bashkëshort. Dua t’ju flas si baba. Dua t’ju flas si një burrë që shumë prej gjërave më të rëndësishme për jetën, forcën dhe qëndrueshmërinë, i ka mësuar pikërisht nga gratë’’, deklaroi Abdixhiku.