Hasanpapaj falënderon qytetarët e Pejës: Më 7 qershor, veç fitore

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme më 7 qershor.
Hasanpapaj ka theksuar se përkrahja nga qytetarët është motiv shtesë për garën elektorale dhe synimet politike të tij.
“Më 7 qershor, veç fitore”, ka deklaruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me falënderim për angazhimin dhe besimin e qytetarëve të Pejës.
Ai ka bërë të ditur se fushata do të vazhdojë me takime të tjera me qytetarë, ku pritet të prezantohet programi i tij politik dhe prioritetet për zhvillimin e komunës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16 minuta më parë








































