Analisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur habinë e vet me numrin e madh të veteranëve që sot i është prezantuar Qeverisë.

Ai ka thënë po ashtu se ne po mashtrojmë edhe me Ditën e Çlirimit të Kosovës:


“Mashtrojmë duke rritur numrin e veteranëve në plot 46 mijë sosh. Mashtroimë duke shpallur çlirimin e vendit një ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë. Kë po e mashtrojmë?”, pyetet Abdixhiku.