LAJMI I FUNDIT:

Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës

Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza dhe një konferencë ndërkombëtare të paqes për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike që dërgon në krijimin e një shteti palestinez.

Në një intervistë me reuters në zyrën e tij në Ramallah, Abbas tha se konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve në përgjithësi kishte arritur një fazë alarmante që kërkon një konferencë ndërkombëtare dhe garanci nga fuqitë botërore.

Përveç luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza, ai tha se forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre kudo në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë vitit të kaluar.


Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza
Lexo po ashtu Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza

Ai përsëriti qëndrimin në favor të negociatave dhe jo rezistencës së armatosur, “unë jam me rezistencën paqësore”.

“Unë jam për negociata të bazuara në një konferencë ndërkombëtare paqeje dhe nën kujdesin ndërkombëtar që do të dërgonte në një zgjidhje që do të mbrohet nga fuqitë botërore për të krijuar një shtet sovran palestinez në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofesivë pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Serbia
Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Botë
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori