LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq pranon vendimin e Gjukanoviqit: Po shkojmë në zgjedhje

Abazoviq pranon vendimin e Gjukanoviqit: Po shkojmë në zgjedhje

Kryeministri në largim i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punën e parlamentit dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më 11 qershor.

Ai ka deklaruar se nuk ka hequr dorë prej qëndrimit se Milo Gjukanoviq nuk kishte të drejt të shpërndajë parlamentin.


Abazoviq reagon pasi Gjukanoviq e shpërndau Parlamentin e Malit të Zi
Lexo po ashtu Abazoviq reagon pasi Gjukanoviq e shpërndau Parlamentin e Malit të Zi

“Por, unë nuk po heq dorë nga qëndrimi im për të cilin jam i bindur dhe një gjë po e përsëris sërish si papagall, nesër mos ia mohoni presidentit të ri të Malit të Zi. Jakov Milatoviq se mund të shpërndajë parlamentin në çdo moment. A kishte ai një arsye, nuk e kishte. Nuk duhet t’ia lejojmë një njeriu të drejtën për të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit të shtetit në çdo moment. Për mendimin tim është vërtet çmenduri, por në Mal të Zi nuk ka befasi, po shkojmë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem. Mezi po e pres fushatën”, ka thënë Abazoviq, raporton rtcg.

I pyetur se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Presidentin dhe nëse do të miratohet edhe sot, Abazoviq tha se nuk do të komentojë dhe se realisht nuk pret asgjë nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor
Lexo po ashtu Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi sot do të shqyrtojë iniciativat për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për Presidentin.

Kujtojmë se presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpërndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori