LAJMI I FUNDIT:

Abazi thotë se LVV e ka larguar nga një grup në Whatsapp me urdhër të Kurtit

Abazi thotë se LVV e ka larguar nga një grup në Whatsapp me urdhër të Kurtit

Deputeti Haki Abazi ka treguar për marrëdhëniet që ka me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai bën të ditur se marrëdhëniet janë të ftohura, teksa theksoi se me urdhër të kryeministrit Albin Kurti, atë e kanë larguar edhe nga një grup në rrjetin social “Whatsapp”, grup ky i përbashkët me deputetët e Grupit Parlamentar.


“Ne e kemi pas një grup në Whatsapp ku janë informuar deputetët e Grupit Parlamentar. Më kanë largu prej aty, me urdhër sigurisht të Kurtit, se aty nuk vendosin të tjerët. Nuk marr informacion, nuk ma kishin dërgu raportin e Qeverisë, që ja kanë dërgu deputetëve të tjerë… Tani sigurisht që është një marrëdhënie si të themi e ftohur, e akullt”, tha ai në Tëvë1.

Abazi deklaroi se nuk e beson që raportet do të rregullohen.

Sipas tij, “demokracia në Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar të vdesë në momentin kur ka fituar në zgjedhje”.

Kohëve të fundit, deputeti Abazi ka kritikuar Qeverinë lidhur me disa vendime të marra, e në të njëjtën kohë ka thënë se Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Pas këtyre akuzave, Abazin partia e tij e ka larguar nga pozita e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim-Asociim.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori