Dega e AAK-së në Pejë, ka publikuar tri prioritetet për rajonin e Rugovës gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të qeverisjes së ardhshme, që kanë të bëjnë me Parkun nacional, demarkacionin dhe infrastrukturën.
Njoftimi i degës së AAK-së:
Jo veç INFRASTRUKTURA Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, në të njëjtën linjë me qëndrimet dhe kauzën e kryetarit të saj, kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rajonin e Rugovës sqaron edhe njëherë tre TOP Prioritetet e programit qeverisës 4 vjeçar të kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, z. Fatmir Gashi.
Tre qëndrimet e AAK-së në Pejë dhe kandidatit të saj z.Fatmir Gashi:
1. “Parku Nacional”: Askush nuk mund të kujdeset më mirë për asnjë zonë në Kosovë se sa banorët e vet asaj zone”. Nga AAK, deputetët e saj, kjo është bërë e qartë kohë më parë edhe me votën kundërshtuese në Kuvendin e Kosovës. Mbetemi në këtë linjë.
2. Demarkacioni: Kauzë tashmë e njohur e z. Ramush Haradinaj. Zgjedhja kryeministër e z. Haradinaj siguron qytetarët e Republikës së Kosovës dhe banorët e brezit kufitar se çështja mbetet në duar të sigurta. Ajo çka kërkohet në këtë fazë prej komunitetit rugovas, është mbështetja me votën e 22 tetorit për kandidatin e AAK-së, z.Fatmir Gashi. Vota për Fatmir Gashin, në radhë të parë do të thotë votë për të hequr nga qeverisja e Pejës ata që e mbështetën në këto vite demarkacionin aktual. Vota për Fatmir Gashin me 22 Tetor është argument mbështetës për kryeminstrin Haradinaj në qëndrimin për ta vendosur kufirin aty ku është, në Çakorr, Kullë dhe Maje të Larta.
3. Infrastruktura: Rugova është specifike për Kosovën. Zgjerimi i rrugës Pejë –Kuqishtë – Çakorr. Lidhja e secilit fshat me asfalt. Për Rugovën ujësjellës dhe kanalizim. Kujdes të shtuar dhe zgjidhje e problemeve përmes KEDS-it në mungesën e energjisë elektrike. Këto janë pikat pa të cilat Rugova nuk ka zhvillim. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit