LAJMI I FUNDIT:

AAK përjashton temën e zgjedhjeve në tryezën që do ta thërras

AAK përjashton temën e zgjedhjeve në tryezën që do ta thërras

Partia e Ramush Haradinajt shumë shpejt mund ta thërras tryezën e radhës për të diskutuar më partitë tjera, tema në interesin nacional. Ani pse nuk dihet saktë se kur edhe do të ftohet një takim i tillë, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, pranon se kjo nuk do të shkojë shumë larg. Ndërkaq, Vetëvendosje ka refuzuar të thërras tryezën. Ato po i konsideron të kota.

Pas tryezave të LDK-së dhe PDK-së për të gjetur një gjuhë të përbashkët që i çon përpara proceset e mëdha dhe të rëndësime për vendin, nismë kjo e Mustafës, shumë shpejtë një të ngjashme do ta bëjnë edhe AAK e Nisma.


Por kësisoj nuk do të veprojë partia e Albin Kurtit. Për ta këto tryeza janë të kota dhe nuk japin ndonjë zgjidhje për vendin.

Sidoqoftë, deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj, tha të dielën, se partia e tyre do ta thëras shpejt tryezë. Por përjahston mundësinë e diksutimit të datës për zgjedhje të reja.

“Ndonjë informatë të saktë nuk kam por ata janë marr vesh që secila parti të thirrin organizu tyreza për tema të caktuara. Ne ende s’kemi majtë ndonjë takim në parti por nuk besoj e shkon larg ndonjë tryezë e radhës”, u shpreh ai.

Selmanaj i sheh produktive këto tryeza. Siç vlerëson ai, kur ulën për të bisduar të gjitha partitë politike, ekziston mundësia për të pasur marrëveshje për tema të caktuara.

Selmanaj për mocioni e LDK’së thotë se, kjo parti nuk e ka seriozisht shkruajen një zgjedhje.

Është i sigurt se asnjë parti politike ne Kosovë nuk është është e intersuar aktualisht për zgjedhje.

“… sepse nuk i kanë puënt mirë për më shku ne zgjedhje nëse flaism po flas në apsketin politik përvec kësja Kosova nuk e ka mundësinë të shkojë në zgjedhje cdo vit”, ka shtuar zyrtari i AAK-së, shkruan Express.

Se a do ta çojë Qeveria Haradinaj mandatin deri në fund, ai thotë se janë duke punuar si qeveri dhe beson se deri në fund të mandatit do të jenë në pushtet.

Tryezat e partive politike i kishte nisur LDK-ja, e cila, ka kërkuar konsensus për tema të mëdha përfshirë edhe mundësinë e shkuarjes shpejt në zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë të dielën se nëse këto tryeza dështojnë dhe shërbejnë për të blerë kohë Qeveria e pakicës, atëherë, do të aktivizojnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Edhe PDK kishte ftuar takimin e partive politike por aty kishte munduar Vetëvendosje dhe AKR. Partia e Albin Kurtit ka marrë pjesë vetëm në tryezën e LDK-së derisa po vazhdon të konsiderojë këto takime si të kota dhe me efekt mos shkuarjen në zgjedhje të reja.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës, i ka vetëm 52 deputetë, pasi Srpska, është larguar nga Qeveria. Pavarësisht kësaj, opozita s’po mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’i ka as ajo 61 vota. Krejt kjo për shkak se 12 deputetët e PSD-së së Shpend Ahmetit kanë thënë se nuk do të përkrahin rrëzimin e Qeverisë nëse një ide e tillë përkrahet nga Lista Srpska.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori