Koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA do të ketë rezultat tejet të mirë në zgjedhjet e parakohshme. Kështu së paku deklarojnë përfaqësuesit e këtyre subjekteve, të cilët për “Zeri.info” thonë se, forca e bashkuar mes këtyre dy partive, do ta godasë ashpër koalicionin qeverisës PDK-LDK.
Ata madje, synojnë se do të dalin si subjekti i parë pas zgjedhjeve.
Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, ka vlerësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje te parakohshme. Sipas saj, Nisma një gjë të tillë e ka kërkuar qysh moti.
“Nisma për Kosovën ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga dhjetori i 2015, pra që nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, vendim që e dëshmoi se z.Mustafa ka bërë shkelje të aktit më të lartë të shtetit”, ka deklaruar ajo për “Zeri.info”.
Ajo më tej, ka thënë se Nisma do ta godasë koalicionin qeverisës, ashtu si e ka goditur PDK-në në Drenas.
“Se sa jemi të përgatitur ne, unë mund t’iu them se Nisma për Kosovën ashtu siç e dërgoi në balotazh PDK-në në Drenas, ashtu fuqishëm do t’iu japim goditje si në nivel lokal ashtu edhe atë nacional, partive që tash po qeverisin”, ka shtuar ajo.
Bajrami gjatë bisedës, është shprehur e bindur se koalicioni Nisma- AAK do ta qeverisë vendin pas zgjedhjeve.
“Pra, kurdo që do të mbahen zgjedhjet Nisma për Kosovën së bashku me AAK-në do të qeverisin me vendin, sepse fundi po iu vjen atyre që për 3 vjet e shkatërruan vendit dhe për 3 vjet dëmtuan jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka potencuar ajo.
Ndërkohë, tashmë të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, pavarësisht se ato në pushtet ende nuk janë deklaruar se vendi do te shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se koalicioni me Nismën është i gatshëm të hyjë në zgjedhje te parakohshme.
“Ne si koalicion AAK-Nisma, jemi gati kurdo që zgjedhjet të mbahen. Për vendin është më mirë sa më parë të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ajo për “Zeri.info”.
Ajo më tej, ka vlerësuar se AAK dhe Nisma, tashmë kanë një përkrahje të fuqishme prej qytetarëve.
“Natyrisht presim fitore ngase përkrahjen që po e vërejmë tek qytetarët është mjaft bindëse, dhe se ky është koalicioni që do të jetë faktikisht interes i qytetarëve,duke drejtuar vendin në mënyrë të përgjegjshme dhe duke qenë llogaridhënës siç nuk ka ndodhur deri më tani”, ka shtuar Haxhiu tutje.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City