ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të jetë me mot relativisht të qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave.

IHK njofton se e marta do të jetë kryesisht me diell dhe me kalime të pakta vranësirash.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10°C dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26 dhe 30 gradë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar. /Telegrafi/