LAJMI I FUNDIT:

AAK: Mimoza po shpërndan “ndihma” në këmbim të votave

AAK: Mimoza po shpërndan “ndihma” në këmbim të votave

Dega e AAK-së në Gjakovë, përmes një kumtese ka akuzuar kandidaten e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, se “me ndërmjetësimin e disa personave që janë të njohur për organet e rendit në Gjakovë, në këmbim të votave po shpërndajnë ndihma komunitetit RAE”.

“Si dëshmi kemi  mbi 160 kopje të dokumenteve identifikuese të personave që kanë marr dhe po marrin ndihma në këmbim të votës. Dokumentet identifikuese u janë marrë për ti frikësuar votuesit dhe për të vërtetuar votën me 19 nëntor”, thuhet në kumtesën e AAK-së, e cila thotë se “Prokuroria po bën hetime rreth këtij rasti”.


“Ka kohë që AAK-ja po e vërteton se Alternativa i kryen vet veprimet jashtëligjore dhe të ulëta për të cilat i akuzon të tjerët”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/