Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se Kosova është vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe.
Sipas AAK-së mos zbatimi i ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, kushtet e rënda të punës, siguria në vendin e punës, siguria e shëndetit vazhdojnë të jenë ankesat e shumë punëtorëve kosovarë, e ku me më fatalitet është sektori i ndërtimtarisë, ku sipas statistikave në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 61 punëtorë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës.
“Dita Ndërkombëtare e Punës, Kosovën e gjen edhe në mungesë të zbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Shkelja e të drejtave të punëtorit fillon që nga momenti që punëtori punësohet. Punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orar të stërzgjatur 10-12 orë, duke mos u kompensuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës pa paralajmërim nga punëdhënësi”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.
Gjithashtu të drejtat e punëtorëve në Kosovë shkelen edhe kur punëtorëve nuk u paguhet as Trusti Pensional, sigurimi shëndetësor, pushimi i lehonisë të drejta këto të garantuara me ligjet në vend.
“Por mos respektimi dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve nuk përfundon as këtu. Punëtorët në vend ballafaqohen edhe me mos respektim të pushimit javor dhe vjetor, e për më keq nga gjithë kjo që u tha më lartë qëndron sektori privat, ku përveç tjerash në këtë sektor nuk kanë as sindikata për të drejtat e punëtorëve e nuk ka as nivel angazhimi nga Inspektorati i Punës dhe neglizhenca e këtij inspektorati në kryerjen e detyrave për të cilat e obligon ligji e vështirëson edhe më shumë respektimin e të drejtave te punëtorëve dhe në njëfarë mënyre i kontribuojnë shkeljes të të drejtave të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.
Shkelje tjetër e rëndë sipas AAK-së është edhe në sektorin e arsimit ku mësimdhënësve nuk u paguhet shujta, gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend evropian. Po ashtu një tjetër çështje që duhet urgjentisht të rishqyrtohet është niveli i përcaktuar i pagës minimale, e cila është më tepër si ndihmë sociale se sa pagë.
“Dëshmi për të gjitha këto që u thanë më lart ishte eksodi masiv i qytetarëve drejt azilit ekonomik për shkak të mos gjetjes se një vendi pune dhe shpresave të fikura për përmirësimin e jetesës. Prandaj AAK, do të angazhohet që 1 Maji në vitet që vijnë të krijojë kushte dhe infrastrukturë që punëtorët në Kosovë të festojnë dhe jo të protestojnë. Urojmë që punëtorët të kenë shëndet dhe të kalojnë këtë ditë të tyre në mënyrën sa më të mirë që ata dinë ta bëjnë në këto kushte kaq të pavolitshme për ta”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Ministri Peci: 8.5 milionë euro subvencion për sektorin e bletarisë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit