LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të përcaktoj vlerën e koeficientit në Ligjin e Pagave

AAK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të përcaktoj vlerën e koeficientit në Ligjin e Pagave

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Pas takimit, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ka mungesë të madhe të transparencës sa i përket Ligjit të Pagave dhe vlerës së koeficientit.


“Ka një mungesë të madhe të transparencës që lidhet me vlerën e koeficienti. Në këtë ligj nuk dihet sa është rroga e një zyrtari publik”, tha Tahiri.

Ai tha se AAK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të përcaktoj vlerën dhe të buxhetoj Ligjin e Pagave.

“Në rrethanat dhe me përmbajtjen që sot ka Ligji i Pagave dhe Ligji për Buxhetin shihet qartë se kjo qeveri nuk donë ta fus në zbatim rritjen e pagave në vitin 2023”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se duhet të ndalet lufta ndaj sindikatave.

“Duhet të ndalet lufta ndaj sindikatave, kjo qasje e dëmton Kosovën dhe e cenon të drejtën elementare të zyrtarëve publik”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/