LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor

AAK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur nëse do të bëj apo jo ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, zyrtari i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.


Xhemaili tha se nuk ka diçka konkrete në lidhje me koalicionet parazgjedhore.

“Nuk ka diçka deri më tani, nëse ka diçka ua përcjellim gjatë ditës”, tha shkurt Xhemaili.

Ndërkaq, sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). /Telegrafi/