LAJMI I FUNDIT:

AAK e Nisma pro, AKR kundër shfuqizimit të ligjit për Specialen (Video)

AAK e Nisma pro, AKR kundër shfuqizimit të ligjit për Specialen (Video)

Përkundër që PDK duket të jetë më e tërhequr nga nisma për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, që nga kolumna e kreut të saj, Kadri Veseli, partnerët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme.

AAK dhe Nisma për Kosovën, janë gati që të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, nëse kërkohet vota e deputetëve të tyre për këtë.


Por, ndryshe mendon edhe partneri tjetër i koalicionit, AKR-ja. Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të AKR-së, thotë se ky subjekt është kundër shfuqizimit të Speciales. Madje, ai  shpreh bindjen e tij se nuk do të tentohet më që kjo iniciativë të sillet prapë në Kuvend.

Më 22 dhjetor, me anë të 43 nënshkrimeve, u tentua që të thirret një seancë e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Një veprim i tillë bëri që të reagojnë ashpër përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë./RTV D/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori