Lyrical Son është shprehur i kënaqur që kënga e tij “A thu kush” është duke u pëlqyer shumë nga fansat.

Videoklipi më i ri i reperit nga Kosova ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube pas diçka më shumë se tri javë nga publikimi (saktësisht më 12 prill) dhe kjo tregon se kënga është pranuar mirë nga publiku.


“Një milion, pa i ble, pa i shti kinezët, mongolët, indianët etj., me zor me na këqyr!”.

“D.m.th. Një milion origjinal, jo ‘hajgare’! Faleminderit shqiptarë kudo që jemi!”, ka shkruar Festimi. /Telegrafi/