Megjithëse u publikuan para shumë vjetëve, disa këngë akoma dëgjohen dhe lirisht mund të thuhet se janë hite që i kanë qëndruar kohës.

Ani pse vitet e para pasluftës së fundit në Kosovë nuk ishin fare të lehta, skena jonë muzikore na dhuroi shumë hite të cilat këngëtarët i cilësojnë si më të mirat në karrierat e tyre.


Krijuesi i shumë këngëve që kanë rezultuar të suksesshme në vend, Ilir Berani, thotë se kohës i qëndrojnë këngët me tekst më të mirë e sot, sipas tij, në trend është vetëm ritmi. Ai pohon se skenës sonë po i mungojnë edhe festivalet.

Zzapp&Chriss janë shumë të njohur momentalisht në vend. Ata po krijojnë hitet e kohës, por këto këngë sipas tyre nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë sepse viteve të fundit ka shumë prodhime.

Për më shumë ndiqni storien e përgatitur nga Express në KTV. /koha.net/