Top Fest 12 ka hyrë në fazën më interesante ku duhet të përcaktohen edhe fituesit.

Këtë edicion ka pasur jashtzakonisht këngë të mira, dhe me emra të mëdhenj e të njohur të skenës që besohet se edhe do t’i marrin çmimet kryesore.

Por, t’i lëmë anash spekulimet dhe të flasim pak për muzikë.


Një prej baladave më të mira në vitet e fundit është pikërisht pjesëmarrëse në këtë edicion, por që mori shumë pak jehonë. Nuk mjafton ta dëgjoni vetëm një herë.

Grupi Lynx me vokalistin Matej Karaçi për ata që kanë dëgjuar këngën ka arritur që të lë gjurmë. Teksti prekës dhe interpretimi fantastik i vokalistit bashk me antarët tjerë të grupit nuk lë pa e marrë një notë të madhe jo vetëm ndër fansa por edhe ndër ekspertë të muzikës.

Edhe pse gjasat që kjo super baladë ta fitojë festivalin janë të vogla, ajo pa dyshim është një prej këngëve më me vlera dhe më e mirë e publikuar në vitet e fundit në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/