Disa gra nuk hanë mish për arsye të ndryshme, disa ruhen nga kolesteroli, disa janë kundër therjes së kafshëve për ta hëngër mishin e tyre, kurse disa tjera thjesht nuk e pëlqejnë shijen e mishit.
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Tash kur jeni shtatzënë (ose nëse planifikoni një shtatzëni) mund të bëheni merak se a duhet të hajë patjetër mish. A është rrezik nëse nuk hani mish? Përgjigja është jo!
Ju mund të jeni vegjetariane dhe prapëseprapë të merrni krejt proteinat, vitaminat, mineralet dhe materiet tjera ushqyese për të cilat trupi juaj ka nevojë.
Nuk keni nevojë ta komplikoni mënyrën tuaj të të ushqyerit, vetëm keni kujdes që të hani mjaftueshëm fruta, perime dhe drithëra. Përpiquni të hani shpesh dhe në sasi të vogla.
Nëse hani ushqim të shumëllojshëm vegjetarian, ju do t’i merrni të gjitha materiet ushqyese të cilat janë të nevojshme.
Ushqimet e pasura me proteina si vezët dhe arrat kanë poashtu edhe hekur. Qumështi, djathi dhe jogurti kanë kalcium.
Ka shumë rëndësi që merrni me ushqim sasi të mjaftueshme të proteinave, hekurit dhe kalciumit.
Përpiquni që të mos pini shumë çaj dhe kafe, sepse kanë tanina dhe polifenole të cilat e vështirësojnë përthithjen e hekurit i cili gjendet në perime. Megjithatë, nëse hani ushqime ose pini lëngje të cilat kanë vitaminë C (si psh brokoli ose lëngu i portokallit) përthithja e hekurit lehtësohet.
Ndoshta mund të keni nevojë që të merrni suplemente shtesë, por duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj.
Në yndyrën e peshkut ka acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe të syve të bebes. Acidet yndyrore omega-3 gjenden në shumë pak perime, prandaj nëse nuk e hani fare peshkun duhet të merrni multivitamina që kanë yndyrë peshku.
Keni kujdes dhe kontrolloni a ka vitaminë A, sepse kjo e dëmton beben. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kur është koha që fëmija të hajë vetë?
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Puçrrat e rinisë, tortura që ta “prish syrin”
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj
Si të përballeni me diarrenë gjatë shtatzënisë, çfarë të hani, por edhe kur është koha për të shkuar te mjeku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel