LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë Linkedin rrjeti i parë në bursë?

A do të jetë Linkedin rrjeti i parë në bursë?

Me aksionet e rrjetit për shoqërim online LinkedIn do të mund të bëhej tregti në bursë para konkurrentëve të saj Facebook e Twitter.

Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, burimet e mirinformuara me situatën kanë thënë se shumë kompani interneti, në mesin e të cilave edhe LinkedIn e Zynga, janë duke marrë parasysh ofertën iniciale të aksioneve (IPO) e cila do të mund të realizohej dukshëm para Facebookit.

Nga rrjeti më i popullarizuar për shoqërim online në fund të shtatorit kishin deklaruar se nuk planifikojnë IPO-në e tyre para fundit të vitit 2012.

Disa kompani interneti dëshirojnë të dalin në bursë para Facebookut dhe në këtë mënyrë dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e investitorëve. A mendoni se LinkedIn do të tërhiqte ndonjë interesim të madh të investitorëve nëse para tij do të zbatonte atë Facebooku”, ka theksuar njëri prej burimeve të Reutersit.

LinkedIn është lansuar në vitin 2003 dhe para së gjithash shërben për lidhjen e njerëzve të mjedisit afarist, kërkim dhe reklamim të punëve, kërkim të dhënave për kompani, etj.

Sipas të dhënave të fundit, LinkedIn numëron rreth 85 milionë përdorues. /Telegrafi/