LAJMI I FUNDIT:

Deputetët bullgarë miratuan deklaratën për Maqedoninë e Veriut, dënojnë manifestimet antibullgare

Deputetët bullgarë miratuan deklaratën për Maqedoninë e Veriut, dënojnë manifestimet antibullgare

Kuvendi Popullor i Bullgarisë miratoi sot një deklaratë “duke dënuar manifestimet antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një abstenoi, transmeton “BTA”.

Në Parlament janë dorëzuar katër draft deklarata, nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar drafti i përbashkët i propozuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.


Në deklaratën e miratuar, parlamenti bullgar dënon “manifestimet dhe thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, dhe veçanërisht ofendimin e rëndë ndaj bullgarit Hristijan Pendikov” dhe kërkon që të gjitha institucionet të marrin masa sistematike për zbulimin e autorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Kuvendi Popullor shpreh gjithashtu “kundërshtimin e moszbatimit të përhershëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 dhe protokolleve dypalëshe nga takimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar nga neni 12 të 2019 dhe 2022”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori