LAJMI I FUNDIT:

Valëza Rama, gjimnastja e talentuar që kërkon ta vendos Kosovën në hartën e botës për këtë sport

Valëza Rama, gjimnastja e talentuar që kërkon ta vendos Kosovën në hartën e botës për këtë sport

Gjimnastika nuk është sport i popullarizuar aq shumë në Kosovë, por në vitet e fundit ka rritje dhe talentet nga ky sport, sa po vijnë e po shtohen.

E tillë është Valëza Rama, 16 vjeçare, që ka filluar të korr suksese të njëpasnjëshme në gjimnastikë si në Kosovë, po ashtu edhe jashtë vendit.

Valëza në një intervistë për Telegrafin, tregon që me gjimnastikë ka filluar të merret që në moshë të vogël, ndërsa fillimisht për të nuk ishte e lehtë.


“Ne moshën 10 vjeçare kam filluar të merrem me gjimnastikë. Në fillim nuk ishte e lehtë, por si një vajzë e vogël me dashuri të madhe ndaj gjimnastikës punova fort nga filli deri më tani për të pasur sukses në këtë sport”.

“Te jesh një gjimnaste në Kosovë është pak e vështirë për shkak të kushteve që ne nuk i kemi aq të mira”, ka thënë fillimisht Rama për Telegrafin.

Edhe Valëza sikurse secili gjimnastë në botë, ka disiplinat e saj që i pëlqen më shumë.

“Në gjimnastikën për vajza i kemi katër disiplina. Veglat të cilat më pëlqejnë më shumë janë: parteri dhe kaluqi”, deklaroi ajo.

Sukseset vetëm ka filluar të vijnë për Valëza Ramën, ku është dy herë kampione e Kosovës për kategori të reja, ndërsa kulmin e arriti kur mori pjesën në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, ku edhe pse e lënduar bëri një garë të mirë.

“Jam shpallur kampione e Kosovës dy herë në të gjitha kategoritë për vajza, në vitin 2019 dhe 2020”.

Sa i përket  Lojërave Mesdhetare ku kam marr pjesë, kam qenë e lënduar. Me kushtet që i kemi në Kosovë dhe kushtet që janë jashtë vendit dallojnë shumë, për atë shkak edhe u lëndova. Ishte një ndjenjë mjaftë e mirë, por edhe stresuese ta përfaqësosh Kosovën me një garë aq të madhe, por gjithsesi munda ta menaxhoj veten time dhe u futa në garë. Mendoj dhe e di që kisha një paraqitje të mirë”, ka thënë Valëza.

Së fundmi Valëza ka marr pjesë në një garë në Gjermani, ku fitoi pesë medalje.

“Tani kemi pasur një garë në Gjermani ku kanë marr pjese shtatë shtete tjera, e qe unë u stolisa me pesë (5) medalje, një të artë dhe katër të bronzta. Ndjehem shumë mirë sepse arrita të sjell medalje të artë në Kosovë”, deklaroi ajo.

Në fund Valëza ka një mesazh për ata që kanë talent dhe mendojnë se mund të merren me gjimnastikë.

“Ju preferoj shumë edhe vajzave edhe djemve të merreni me sportin e gjimnastikës sepse me të vërtet është një sport shumë i mirë”, ka thënë ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin

Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin

La Liga
Lautaro dhe Inzaghi shokohen nga gogësima e një personi në konferencë për media

Lautaro dhe Inzaghi shokohen nga gogësima e një personi në konferencë për media

Serie A
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga

Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga

La Liga
Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur

Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur

Premier League
Kalo në kategori