LAJMI I FUNDIT:

Demonstrata me slogane eksplicite, veshje të hapura dhe dekorime erotike: Si ka ndryshuar Dita Ndërkombëtare e Gruas në 111 vitet e fundit

Demonstrata me slogane eksplicite, veshje të hapura dhe dekorime erotike: Si ka ndryshuar Dita Ndërkombëtare e Gruas në 111 vitet e fundit

Më 1909, një demonstratë masive e punonjëseve të pakënaqura me kushtet në industrinë e tekstilit, ka frymëzuar për krijimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Gjatë ditës së sotme, kur festohet pikërisht kjo festë e grave dhe nevoja për barazi gjinore është gjithnjë e më e kërkuar, shumë gra festojnë në sallone luksoze, derisa ka prej tre që shërbejnë torta në formë të gjenitalesh, transmeton Telegrafi.

Derisa organizatorët po bëhen gjithnjë e më kreativ dhe po punojnë së këto aktivitete të jenë sa më origjinale dhe të japin një mesazh, në qendra kryesore të botës, bëhen edhe manihestime, ku demonstrueset i shprehin pakënaqësitë e tyre, lidhur me trajtimin e grave.


Njëra nga demonstratat e para të grave

Burra dhe gra janë inkurajuar që të vishen me ngjyrë të kuqe, derisa marshojnë gjatë ditës së sotme në qendër të Londër, në kërkim të një jete sa më dinjitoze për gratë.

Ngjarje të ngjashme pritet të tërheqin mijëra në Bristol, Cambridge dhe Edinburgh, me festime më të vogla në të gjithë vendin.

Marsh demonstrues për Ditën Ndërkombëtare të Grave

Manifestuesit mund të blejnë edhe bluza me mbishkrimin ku ofendohet rrëndë patriarkati, ndërsa të tjetër pritet të veshin vet veshje me mbishkrime që inkurajojnë dominim e grave.

Krahasuar me demonstratat e para kundër dhunës ndaj grave, si dhe kërkesës për emancipim, ka dallime të mëdha.

Prej marsheve paqësore të punonjëseve, ditëve të sotme, ka edhe slogane eksplicite, veshje shumë të hapura dhe dekorime erotike, që demonstrueset nuk hezitojnë t’i shfaqin në rrugë.

Si pjesë e demonstratave të tetë marsit, janë gjithnjë e më shumë edhe punonjëse e seksit, që kërkojnë më shumë të ardhura monetare, ndërsa kërkojnë edhe të drejtat e tyre në shoqëri, për aktivitetin që e ofrojnë.

Njëra nga demonstratat e para të grave

Në përgjithësi, kryefjala e këtyre demonstratave që kanë ndryshuar pas 111 vitesh, është barazia gjinore dhe të drejtat e njëjta për të gjithë. /Telegrafi/