Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit B.B për veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Kanosja, nga neni 185 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari B.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (vite) e 5 (pesë) muaj.
Gjykata ka konstatuar, se me datë 27 qershor 2018 rreth orës 23:00, në Prishtinë, i akuzuari B.B pasi që e kishte kthyer vajzën e tyre të përbashkët tek e dëmtuara SH.A, në prezencë të vajzës së tyre i kishte kërkuar të dëmtuarës që të hyjë në veturë, ku pasi e dëmtuara kishte refuzuar, i njëjti kishte dalë nga vetura, e kishte kapur dhe tërhequr zvarrë për flokësh dhe duke e goditur kishte arritur që ta fuste në veturë, të cilën pastaj e kishte dërguar në një rrugicë në lagjen “Dragodan”, ku e kishte kanosur me fjalët “ose do të jetojmë që të tre ose do të vdesim” dhe si rrjedhojë e goditjeve dhe tërheqjes zvarrë nga i akuzuari, e dëmtuara kishte pasuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Të akuzuarit B.B me aktvendim të veçantë i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
E dëmtuara SH.A për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest juridiko-civil.
Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City