LAJMI I FUNDIT:

800 euro dënim për shitësin e shalqinit nga Strumica

800 euro dënim për shitësin e shalqinit nga Strumica

Inspektoriati shtetëror për bujqësi njofton se në vazhdimësi vazhdon me aksionin për kontrollimin e prodhimeve të bujqve në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë drejtim, Inspektoriati e ka dënuar një bujk të Strumicës, i cili shiste 9600 kilogram shalqin, pa leje dhe në hapësirë të palejueshme.


Bujku N. N u dënua me 800 euro dhe i është konfiskuar shalqini. Inspektoriati bën të ditur se aksionet e këtilla do të shtohen dhe do të jenë më të rrepta, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve dhe tregtarëve të regjistruar të perimeve dhe frutave./Telegrafi/