LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA, Pupovci flet edhe për grevën e paralajmëruar nga SBAShK-u

Shtatë mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA, Pupovci flet edhe për grevën e paralajmëruar nga SBAShK-u
Foto: Arkiv

Shtatë mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA që do të mbahet nga 25 prilli e që do të zgjasë deri më 20 maj.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri Arsimit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci.


“Sa i përket testit PISA jemi të përgatitur për t’iu shtruar këtij testi, pra është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave. Disa janë shkolla të mesme të larta disa janë shkolla të mesme të ulëta dhe janë përzgjedhur si mostër e rastit 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin PISA… Prej datës 25 prill deri me 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Rezultatet priten në dhjetorin e vitit 2023”, tha ai.

Ai tregoi edhe se Testi i arritshmërisë do të mbahet më 4 qershor dhe më 14 qershor.

Në konferencën për medie, Pupovci foli edhe për paralajmërimin e grevës nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës Kulturës (SBAShK) nëse nuk realizohen kërkesat sa i takon Ligjit të pagave.

Lidhur me këtë, ai tha se kanë pasur një takim me përfaqësuesit për çka kanë marrë parasysh kërkesat e tyre, por që pjesa tjetër mbetet tek organet e tjera.

“Testi i arritshmerisë do të organizohet në dy ditë, pra në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi, thellohemi më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve…Testi i parë do të mbahet më 4 qershor që është ditë e shtunë, ndërsa testi i dytë do të mbahet të martën më 14 qershor”, tregoi Pupovci në konferencën për medie.

Ai po ashtu tregoi se konsultimi publik për Projektligjin e edukimit të hershëm të fëmijëve ka përfunduar dhe grupi punues janë duke shqyrtuar vërejtët dhe sugjerimet dhe se pas përfundimit të punës së grupit punues, projektligji do të dërgohet në Kuvend që të procedohet.

Pupovci njoftoi së në shumë komuna ka filluar konkursi për asistentë të fëmijëve të me nevoja të veçanta, dhe se numri i punësuarve gjatë një viti është 100, raporton kp.

“Çdo vit të punësohen nga 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta, pra 400, gjatë mandatit qeverisës. Tanimë komunat kanë filluar të shpallin konkurse për asistente për fëmijët me nevoja të veçanta të cilat ne jemi duke i monitoruar. I inkurajomë edhe ato komuna të cilat ende nuk kanë filluar t’i zhvillojnë procedurat e konkurrimit që të fillojnë sa me shpejtë sepse mjetet financiare janë”, njoftoi  ai.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori