Ndërmarrjet kosovare vlerësojnë pozitivisht përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për kompletimin e reformës fiskale, si dhe masat e reja fiskale që kanë hyrë në fuqi viteve të fundit. Duke qenë që mjedisi fiskal është njëri ndër faktorët kryesorë që ndikojnë te bizneset dhe aftësinë e tyre konkurruese, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë me masa të reja, përfshirë edhe zhvendosjen e mbledhjes së brendshme të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të paralajmëruar të fillojë nga 1 janari 2019.
Sipas anketës së Pulsit të Sektorit Privat mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të kryer nga Oda Amerikane me mbi 500 biznese anembanë Kosovës, rreth 65 për qind të bizneseve të anketuara shprehen të kënaqura me mjedisin fiskal. Kjo do të jepte përgjigje në kërkesat e kamotshme të bizneseve për heqjen e kësaj ngarkese tatimore mbi bizneset. Në të njëjtën kohë, zhvendosja e mbledhjes së brendshme të TVSH-së është rekomanduar edhe nga organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat në Kosovë.
Vlerësimi pozitiv i sistemit fiskal në vitin 2018 përbënë një të arritur të rëndësishme duke pasur parasysh që vetëm katër vite më parë, rreth 60 për qind e bizneseve janë shprehur të pakënaqura me mjedisin fiskal, në një hulumtim të ngjashëm të kryer me ndërmarrjet që operojnë në Kosovë në kuadër të studimit “Gjendja e Biznesit në Kosovë”.
Në të njëjtën kohë, reforma në mjedisin afarist dhe në mjedisin tatimor ka marrë edhe vlerësimin më të lartë nga ana e bizneseve për sa i përket performancës së institucioneve shtetërore, duke dëshmuar kështu një ndërlidhje ndërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet sektorit privat dhe sektorit publik në Kosovë.
Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe kërkesën e saj të mëhershme për riaktivizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të ankesave të bizneseve karshi Administratës Tatimore dhe Doganës, ose gjetjen e një mundësie tjetër për ofrimin e një mekanizmi i cili do të mundësonte trajtimin e kontesteve në shkallë të dytë. Dyshkallshmëria në procedurë administrative përpos që është një e drejtë ligjore, do të ndikonte më tej në përmirësimin e mjedisit fiskal dhe rrjedhimisht mjedisit e përgjithshëm të të bërit biznes në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër