Ministria e Infrastrukturës (MI) ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës nga rrethrrotullimi në dalje të autostradës në fshatin Besi, në drejtim të Podujevës, ku për këtë projekt ka paraparë një buxhet prej hiç më pak se 5 milionë e 950 mijë eurosh.
Në njoftimin për kontratë shihet se hapja e tenderëve për këtë proces të prokurimit do të ndodhë më 6 qershor të këtij viti. Ndërkaq, sipas planit punimet pritet të fillojnë më 15 qershor, ku dhe duhet të përfundojnë brenda 180 ditëve.
Në njoftimin për kontratë, të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se kompanitë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi duhet të kenë raportin e auditimit dhe të pasqyrave të audituara nga një kompani e licencuar e auditimit me reputacion për vitet 2013, 2014 dhe 2015. Po ashtu kërkohet që qarkullimi i operatorit ekonomik (OE) ose grupit të jetë jo më pak se 11 milionë euro.
“Kompania duhet të ketë kapital të mjaftueshëm për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në xhirollogari nga kompania në bankë në vlerë prej së paku 500 mijë eurosh ose qasje të pakushtëzuar në kredi. Kompania po ashtu duhet të ketë kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporteve të menaxhmentit të certifikuara nga një kompani e licencuar e auditimit me reputacion për vitet 2013, 2014 dhe 2015”, thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga KRPP-ja. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë