LAJMI I FUNDIT:

500 trëndafila të kuq… ja propozimi në rrugën Myslym Shyri (Video)

500 trëndafila të kuq… ja propozimi në rrugën Myslym Shyri (Video)

I fiksuar pas një vajze, një 25-vjeçar nga Tirana ka zgjedhur këtë mënyrë për të bërë për vete bionden që ia ka marrë mendjen.

Propozimi 2


Ai ka vendosur të dërgojë tek puna e vajzës një buqetë gjigante me 500 trëndafila të kuq dhe një zemër të madhe.

Ajo është habitur kur përpara syve i është shfaqur kjo buqetë e bukur, ndërsa ende nuk i ka dhënë një përgjigje djalit nëse duhet të pranojë të lidhet me të apo jo.

Propozimi 1

Eh kush nuk do e donte një dhuratë të tillë, por mesa duket vajza, emri i të cilës nuk bëhet me dije e paska shumë të vështirë të bindet dhe e ka lënë djalin në pritje.

A do ta bindin 500 trëndafilat e kuq biondes seksi për t’i thënë “po” djalit?

Duhet të presim! Vajza është një ndjekëse e Jetaoshqef.al, ndaj dhe video-ja ka ardhur pranë redaksisë sonë me shpresën se ajo do të bindet për dashurinë e tij kur të shikojë këto pamje.