Turqit së fundi janë vizitorët më të shumtë grupor që vizitojnë Strugën. Itinerari i turistëve turq përfshin pothuajse të gjithë shtete e Ballkanit, por në program, si një nga pikat e ndalimit ka edhe qytetin e Strugës. Arsllan Spaho, i cili ushtron profesionin e ciceronit për turistët turq, potencon se në Strugë gjatë vitit ndalojnë rreth 40 mijë deri 50 mijë turistë, shkruan gazeta Koha. Por, pavarësisht këtij fakti, ai thekson se qëndrimi i turistëve turq në Strugë, në pjesën më të madhe është qëndrim ditor, sepse gjatë qëndrimin në Maqedoni, ata akomodohen në Ohër.
Spaho tregon se turqit, në pjesën më të madhe të qëndrimit në Strugë, interesohen për trashëgiminë osmane si dhe për të kaluarën historike. Një pjesë e turistëve turq, tregon Spaho, gjatë këtyre tureve njihen edhe me të kaluarën familjare, pasi kanë rrënjë nga Ballkani. Një histori interesante, tregon ciceroni strugan, ka ndodhur para disa kohësh me një grup turistësh po nga Turqia, ku një strugan i moçëm, pasi e sheh një turiste nga Turqia, i thotë se i ngjan në një strugane e cila dikur ishte shpërngul në Turqi.
Pasi shkëmbimit të informata me turisten rezultoi se strugani kishte pasur të drejtë, sepse ajo i ngjante motrës së babait të saj, familje e cila ishte shpërngulur para disa dekadave nga Strugë. Kjo situatë, vazhdon Spaho, krijoi një atmosferë emocionuese që mallëngjeu jo vetëm turisten turke dhe struganin e moçëm, por të gjithë grupin e turistëve nga Turqia.
Grekët për vite me radhë ishin turistët më të rregullt në grupe të organizuar në qytetin e Strugës, dhe pothuajse gjatë gjithë vitit prania e tyre ndihej, ndërsa prezenca e tyre shumëfishohej në maksimum gjatë festave të ndryshme, sidomos ato fetare. Por,k ka disa vite që vendin e tyre e kanë zënë në masë turqit pasi në vazhdimësi janë regjistruar pronotime të shumta nga grupe të organizuar me turist Turqia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend