LAJMI I FUNDIT:

Me 50 brende të njohura vendore dhe ndërkombtare, hapet Central Park, qendra tregtare me ambient të hapur në Prishtinë!

Të premten u bë hapja e madhe e Central Park, një qendër fantastike, e para me ambient të hapur në Prishtinë, më saktësisht në Zonën Industriale.

Hapsirat e Central Park janë të dedikuara jo vetëm për blerje por ju do të mund t’i shfrytëzoni edhe për: pushim dhe argëtim.

Në hapje u pa një numër i madh i qytetarëve të cilët shprehen interesimin për ta parë më nga afër hapjen e kësaj qendre, madje as trafiku i ngjeshur nuk i ndaloi që të jenë të pranishëm gjatë kësaj ceremonie. Veç qytetarëve të rëndomt, pati numër të konsiderueshëm edhe të figurave më eminente në vend nga sferat e ndryshme të profesioneve.

Kjo qendër e hapur, pra Central Park ka një laramani në vete dhe ofron gjithçka që ju duhet. Në të do të gjeni 50 brende të njohura, jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtarisht, si e para e tillë në në kryeqytet, në të gjitha dyqanet pati edhe zbritje dhe oferta fantastike për nder të hapjes të cilat mund të sjfrytëzoheshin nga vizitorët.

Vlen të ceket hapësira gjigante me lojëra, e dedikuar vetëm për fëmijë, VITA LAND, perfekte për më të vegjëlit tuaj, në mënyrë që vizitat me familje të mos bëhen asnjëherë monotone apo të besdisshme.

Vlen të ceket se qershia mbi torte e cermonisë së hapjes së Central Park ishte performanca nga këngëtari i njohur Alban Skenderaj dhe grupi Offchestra.

Për më shumë informacione:

Adresa: Central Park, Zona Industriale, Prishtinë

Artikull i sponzorizuar