LAJMI I FUNDIT:

5 vjet pa Hivzi Krasniqin: Shumëçka do ishte më e varfër në kulturën dhe radiofoninë kosovare pa rolin 40 vjeçar të tij

5 vjet pa Hivzi Krasniqin: Shumëçka do ishte më e varfër në kulturën dhe radiofoninë kosovare pa rolin 40 vjeçar të tij

Janë shënuar sot 5 vjet nga vdekja e mjeshtrit të vargjeve dhe maestros së Radio-gazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqin.

Hivzi Krasniqi ndërroi jetë më 15 Shkurt të vitit 2019, në moshën 66 vjeçare, pas një shqetësimi shëndetësorë, gjatë një ndërhyrje operative spitalore në Prishtinë.


I ndjeri shënoi fuqishëm kohën e vet si një ndër pionierët e parë shqiptarë të Radio-gazetarisë në ish-Jugosllavi dhe si autor i mëse një mijë teksteve të këngëve të njohura shqipe.

Hivzi Krasniqi gjatë karrierës kishte punuar në Radio Prishtinë dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite. Për një kohë ishte edhe kryeredaktor në Radio Dukagjini-t.

Pak para se të ndërronte jetë, i ndjeri kishte pranuar ti bashkohej ekipit që po merrte mbi vete projektin e hapjes së ‘RADIO 1’. Kishte marrë pjesë në ndërtimin strukturor të Skemës programore porse fati deshti që të ikte në amshim para se ky medium të fillonte me sinjal.

Hivzi Krasniqi pothuaj tërë karrierën prej profesionisti e kaloi në Prishtinë, përderisa për vendlindjen e tij Pejën ishte shumë i lidhur, çfarë bëri që edhe vendimi i familjes të ishte që ai të varrosej në Pejë.

Ceremonia mortore për të ishte madhështore, meqë madhështor ishte vet Hivziu.

Qindra qytetarë nga viset shqiptare, dhjetëra kurora lulesh e Telegrame Ngushëllimi kishin ardhur nga të gjitha anët e botës.

Një tufë me lule të freskëta im ishte bashkuar kortezhit funeral, me veturën e kryeministrisë, e ku shkruante ‘Faleminderit për të gjitha Hivzi’ nga kryeministri i kohes Ramush Haradinaj.

Hivzi Krasniqi me tërë bagazhin e tij jetësorë e profesional fuqishëm i bëri vend vetës në historinë e radio-gazetarisë shqiptare dhe të estradës.

Në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, e ka kujtuar me disa vargje edhe miku i tij nga gjenerata e re, Fitim Behluli-kryeredaktor i ‘RADIO 1’.

Postimi i plotë:

Mjeshtër, të shkruhet për ty, duhet guxim, po, sepse ke shkruar vet duke qenë më i miri i kohës tënde.

‘Le të qeshin sytë e tu, ajo ftyrë që shumë e du’ Hivziu – TNT

‘Ti që fike shpirtin tim, ike e më le n’pikëllim’ Hivziu – Dani

‘Të pastë babi ty moj trime…’ Hvziu – Sinani

‘Shkoi Qamili, shkoi Ymeri, flutron kanga si skyfteri’ Hvziu – Xeni

Në këtë 5 vjetor të ndarjes nga mjeshtri i vargjeve dhe i radiofonisë kosovare, Hivzi Krasniqin!

Nuk ka krenari e cila nuk shkrihet në dhembje, por;

Të ikësh duke lënë mijëra vargje të pavdekshme prapa,

Të ikësh duke shënuar epokë në hapësirat radio-difuzive shqiptare,

Të ikësh duke falur dashuri të pashoq për njerëzimin – duhet të jesh Hivzi.

Ndër mijëra vargje të tua, të shkrira në nota këngësh të kompozitorëve më të shquar dhe interpretëve më të mirë, më i miri në këtë përkujtim për ty dhe nga ty maestro, sot po më duket – ‘Pesha e mallit’- Pejës!

Ti se din peshën e mallit

mos më kërko te ura e zallit,

mos më kërko as te gryka

ku kullosin lara e syka.

N’të marrtë malli veç loto

n’këtë qytet mos më kërko,

mos më kërko rrugëve të vjetra

unë jam djegur sikur letra.

Mos më kërko në lagjen tonë

për çdo shpirt tash është vonë,

e harrove dashurinë

mos më kërko as në Jarinë.

Do të djeg por sikur saç

një kujtim në karagaç

kah ura e gurit kur kalon

kot e kot moj më kërkon.

Hivzi miku im – Pusho në parajsë dhe të fala nga kjo botë, miqve tonë të mirë, Lecit, Cimës, Fadilit, balit e shumë të tjerëve.’-shkruan Behluli.

Hivzi Krasniqin e ka kujtuar sot edhe SHKA ‘Sofra Pejane’.

Postimi i plotë:

‘5 vjet pa Hivzi Krasniqin!

Faleminderit për krejt kontributin jetësorë për artin, radion, muzikën dhe kulturën!

Shumëçka do ishte ndryshe në rrugëtimin kulturor të Kosovës, pa rolin 40 vjeçar të Hivziut!’-shkruan SHKA ‘Sofra Pejane’./Njeshi&RADIO 1/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori