49 pikët e Dardanit e shpëtojnë Prishtinën nga turpi

Suharekasit edhe pse në këtë lojë nuk ishin aspak favorit, duke pasur parasysh se çfarë yje kanë prishtinasit, e dominuan këtë ndeshje që nga fillimi i saj.
Nën udhëheqjen e Najee White, i cili ishte i pandalshëm me 28 pikët e tij, e përfundoi pjesën e parë të takimit me 12 pikë epërsi, 41-29.
Kjo gjë, si duket i zgjoi mysafirët që u rikthyen furishëm në çerekun e tretë duke i shënuar 28 pikë, karshi 17 të vendësve, dhe meritat më të mëdha për këtë rikthim i pati Dardan Berisha që ishte në formë të jashtëzakonshme.
Prishtina edhe në çerekun e fundit ishte në disavantazh dhe kur kishin mbetur vetëm 5 sekonda lojë pranë rezultatit 80-79, ishte pikërisht Dardani që edhe një herë u tregua hero dhe e shënoi dy pikë për t’ia dhuruar fitoren e madhe skuadrës së tij me rezultat 80-81.
Berisha sonte ishte i jashtëzakonshëm dhe pati një përqindje të lartë të realizimit të gjuajtjeve prej 64%, teksa qëlloi 5/11 për tre pikë, për t’i kompletuar kështu 49 pikë në përgjithësi.
Te vendasit më së shumti u dallua Najee White me 28 pikë dhe Urim Zenelaj me 21. Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina vazhdon kryesimin në ETC Superligën e Kosovës me 12 pikë. /Telegrafi/






















































