LAJMI I FUNDIT:

As 36 pikët e LeBron Jamesit nuk e ndihmojnë Lakersin, pësojnë humbje ndaj Netsave

As 36 pikët e LeBron Jamesit nuk e ndihmojnë Lakersin, pësojnë humbje ndaj Netsave

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers përkundër përforcimet të bëra po ka oscilime në këtë sezonin e ri në NBA.


Brooklyn Nets para shikuesve të vetë kanë arritur të triumfojnë kundër Lakersave me rezultat 115:110.

Vetëm çereku i fundit i takoi mysafirëve gjersa në tre të parët shkëlqyen basketbollistët vendas në “Barclays Center”.

Basketbollisti më efikas te bardhezinjtë ishte D’Angelo Russell, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 22 pikëve dhe 13 asistimeve. Joe Harris shtoi 19 pikë gjersa një pak i realizoi Spencer Dindiwiddie.

Te mysafirët më i miri në parket ishte LeBron James, i cili regjistroi ‘double-duble’ falë 36 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej 18 fitoreve dhe 13 humbjeve ndërsa për Netsat, ky ishte triumfi i 14 kundrejt 18 pësime.

Ndryshe, Lakersat në takimin e radhës do të luajë kundër New Orleans Pelicans gjersa Netsat do të ballafaqohen me Chicago Bulls. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Indiana 91:92 Cleveland

Atlanta 118:110 Washington

Denver 126:118 Dallas