eksperti-banner

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 14 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 47 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.


Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 25 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Fotografi ilustruese:

72224082 2590330167694170 6956719315726893056 n