LAJMI I FUNDIT:

30 mijë tifozë të Newell’s Old Boys patën festë të çmendur me mjete piroteknike në seancën stërvitore përpara derbit ndaj Rosarios

30 mijë tifozë të Newell’s Old Boys patën festë të çmendur me mjete piroteknike në seancën stërvitore përpara derbit ndaj Rosarios

Tifozët e skuadrës argjentinase, Newell’s Old Boys organizuan një festë të çmendur me ‘pyro’ apo mjete piroteknike për të nxitur skuadrën e tyre për  derbin e ardhshëm të Rosarios.

Klubi argjentinas, për të cilën Lionel Messi luajti si i ri përpara se të bashkohej me Barcelonën, udhëton te rivalët e Rosario Central të dielën.


Dhe tifozët e Newell’s Old Boys kanë një traditë që t’i japin ekipit të tyre një ndjenjë të veçantë disa ditë përpara ndeshjes së vështirë.

Të enjten në mbrëmje, 30 mijë tifozët u mblodhën në Estadio Marcelo Bielsa, që mban emrin e ish-menaxherit të tyre legjendar, për të treguar mbështetjen për ekipin.

Skenat ishin thjesht mahnitëse. I gjithë stadiumi u ndriçua me flakadanë dhe dhe fishekzjarr, ndërsa tifozët kishin ndezur ‘dritat’ e telefonave të tyre për pamje shtesë.

Tifozët ultras u ngjitën në gardhe dhe kënduan, teksa pati një shfaqje të pabesueshme me fishekzjarr në qiell.

Lojtarët ishin në terren duke parë dhe duke i shijuar të gjitha, edhe pse kjo nuk ishte një lojë, por ishte një seancë e hapur stërvitore.

Ky lloj ovacionesh me zhurmë është tipik në Argjentinë, ku tifozët nxjerrin pasionin dhe futbolli është më shumë se një lojë për ta.

Në vitin 2018, përpara ndeshjes më të madhe në historinë e tyre, Boca Juniors mbajti një seancë të hapur stërvitore në stadiumin e tyre ikonik ‘La Bombonera’ dhe tifozët u grumbulluan për t’i dhënë skuadrës së Guillermo Barros Schelottos një shtysë të fundit.

Çmenduri në Argjentinë, 49 mijë tifozë e ndjekin Bocan në stërvitjen e fundit para finales kthyese ndaj River Plate
Lexo po ashtu Çmenduri në Argjentinë, 49 mijë tifozë e ndjekin Bocan në stërvitjen e fundit para finales kthyese ndaj River Plate

Tifozët u rreshtuan në orët e para të mëngjesit për t’u siguruar që të hynin në stadium dhe klubi kërkoi falje që shumë prej tyre duhej të largoheshin për shkak të pjesëmarrjes së madhe.

Ata e mbushen plotësisht stadiumin për një seancë stërvitore, duke u bërë klubi i vetëm që e arrin këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori