LAJMI I FUNDIT:

​3.5 milionë qytetarë të BE-së aplikojnë për qëndrim në Britani të Madhe

​3.5 milionë qytetarë të BE-së aplikojnë për qëndrim në Britani të Madhe

Më shumë se 3.5 milionë qytetarë të BE kanë bërë kërkesë për të qëndruar në Britani të Madhe në kushtet e paraqitura pas referendumit, tha sot qeveria britanike.

Numri i përgjithshëm është i afërt me numrin e qytetarëve evropianë që jetojnë në Britani përpara referendumit të qershorit 2016 për largimin nga Bashkimi Evropian.


Kjo tregon se eksodi i parashikuar nga shumë politikanë dhe komentues të mediave nuk ndodhi.

“Shifra prej 3.5 milionë është arritur dhe aplikimi mund të paraqitet deri më 30 qershor 2021, kjo është arsyeja pse kjo është ndërmarrja më e madhe e këtij lloji në historinë britanike,” tha Zyra e Brendshme.

“Qytetarët e BE-së janë një pjesë integrale e shoqërisë sonë,” tha Kevin Foster, ministër i Imigracionit.

“Ata janë miqtë tanë, familja dhe fqinjët, duke pasuruar kulturën dhe komunitetin tonë,” shtoi ai.

Foster tha që qeveria planifikon të paraqesë ndryshime në rregullat e imigracionit britanik në parlament të enjten.

Britania u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar.

Kryeministri Boris Johnson është zotuar të përfundojë negociatat për marrëdhëniet e ardhshme britanike me BE deri në fund të këtij viti.

Shumë analistë thanë se afati ishte i pamundur të përmbushej, madje edhe përpara se pandemia me coronavirus të detyronte të dy palët të kufizonin negociatat e tyre në nivele video konferencash. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori