Infrastruktura rrugore vazhdon të mbetet problem për shumë qytetarë e sidomos për ata që jetojnë në zona më të thella rurale.

Një problem të tillë e kanë edhe banorët e fshatit Terrn në komunën e Ferizajt.


Përmes disa fotografive që kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet mjaftë mirë që rruga në këtë pjesë është shkatërruar pothuajse tërësisht. Banorët shprehen se kanë shumë vështirësi në transport dhe se kjo rrugë po ju shkakton edhe prishje të veturave.

Ata kanë treguar se rruga është vetëm 3.5 km e gjatë e cila lidhet me magjistralen Ferizaj-Prishtinë. /Telegrafi/

39409256 535857613512285 5688102760944238592 n

39441724 449361502242733 3141129838077673472 n

39496834 457458501424531 2016202127147270144 n

39512474 888231418048120 4644309000869904384 n

39569845 253424455379514 88621075285409792 n