LAJMI I FUNDIT:

25 vjet burg për bosin shqiptar në Britani

25 vjet burg për bosin shqiptar në Britani

25 vjet burg ka dhënë gjykata për një shqiptar, të konsideruar si një prej kokave të një grupi të organizuar kriminal që shpërndante kokainë nëpër Britaninë e Madhe.

33-vjeçari Erald Mema, i cili jetonte në Britani që prej vitit 2003, banonte në Beaconsfield dhe Oxford dhe u arrestua më 23 Nëntor të vitit të shkuar.


Arrestimi dhe dënimi i tij erdhi pas një hetimi dhe operacioni nga njësia e krimeve serioze dhe të organizuara në policinë e Thames Valley. Operacioni i quajtur “stingray” ishte një hetim i shtrirë në kohë mbi një rrjet që merrej me tregti të kokainës së cilësisë së lartë nëpër Mbretërinë e Bashkuar.

Mema u shpall fajtor nga një juri të enjten, pas gjyqit që u zhvillua në gjykatën e Oxford. Dënimi me 25 vjet burg u dha të premten.

Përpara arrestimit të Memës, autoritetet kishin dënuar 19 persona të tjerë, si pjesë e kësaj bande, që merrej me përgatitjen, magazinimin e shpërndarjen e kokainës.

Në gjykatë u zbulua se Mema ishte në gjendje të kontrollonte dhe drejtonte sipërmarrjen e tij kriminale nga Britania, por me raste edhe nga Shqipëria.

Kjo organizatë ishte në gjendje që të gjente dhe të shpërndante kilogramë të tëra kokaine nëpërmjet disa korrierëve nëpër Midlands, Oxford e Bracknell.

Operacioni i autoriteteve britanike çoi në dënimin e disa personave, përfshirë Memën, me plot 165 vjet burg në total./tvklan.al.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori