Në zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pasur fluks aplikimesh për plotësimin e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese.
Për vendin vakant që la Sokol Berberi shprehën interes 22 kandidatë. 15 prej tyre kanë shprehur interes edhe për vakancën e përkohshme që u krijua pas dorëheqjes së Besnik Ymerajt.
Për listën e parë bien në sy emri i Kristaq Trajës dhe ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndërsa interes për të dy vakancat kanë shprehur disa emra të njohur publikisht si prokurorët Rovena Gashi dhe Besnik Muçi, anëtari i KQZ-së, Denar Biba, apo dhe disa prej garuesve që nuk u bën dot anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës zgjedh anëtaret mes kësaj liste.
Por Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi u zgjodh pa vetting. Pikëpyetja që ngrihet është nëse KED do të bëjë renditjen e kandidatëve para, apo pas verifikimit nga organet e vettingut.
Lista e kandidatëve:
Alban Brati, Avni Shehu, Besnik Muçi, Dedë Kasneci, Denar Biba, Gëzim Allaraj, Ilir Mustafaj, Ilir Panda, Kristaq Traja, Luan Dervishi, Petrit Kaja, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Theodhor Sollaku, Vladimir Gërmenji, Ardita Alsula, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Regleta Panajoti, Rovena Gashi, Valbona Bala dhe Zhaklina Peto /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare