LAJMI I FUNDIT:

2018, vit i vendimeve kyçe për Maqedoninë

2018, vit i vendimeve kyçe për Maqedoninë

Kryeministri Zaev sot realizoi takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike nga Koalicioni qeveritar.

Siç informojnë nga shërbimi për media i Qeverisë, në takimin e fundvitit, Zaev ka informuar partnerët e koalicionit me pikat kryesore dhe arritjet e Qeverisë dhe ka theksuar se ata janë arritur në bazë të parimeve të dakorduara me partnerët e koalicionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Krijuam rrethana të cilat plotësisht e ndryshuan mjedisin demokratik në vend, për çka arritën edhe mirënjohjet nga populli me rezultatet e zgjedhjeve lokale, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga partnerët tonë strategjik në BE, NATO dhe SHBA dhe këto ndryshime paralajmërojnë se hyjmë në një vit të vendimeve kyçe për shtetin”, ka thënë Zaev në këtë takim.

Është cekur se drejtimet janë vërtetuar dhe se në mënyrë paralele me atë që pritet në planin për synimet e integrimeve në BE dhe NATO, do të dinamizohen edhe proceset e zbatimit të reformave dhe realizimin e Planit për rritje ekonomike./Telegrafi/