LAJMI I FUNDIT:

2017 vit i vështirë për tregjet

2017 vit i vështirë për tregjet

Viti 2016 do të mbahet mend për tronditjet dhe kthesat e politikës, deklarojnë ekspertët. Vota në favor të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, si dhe zgjedhja e Donald Trump janë padiskutim dy ngjarjet kryesore të vitit që po lemë pas.

Për investitorët ndërkohë, ky vit do të mbahet mend edhe si viti kur u largua frika për deflacionin global. Edhe 2017 do të ketë politikën në fokus. Ka edhe nga ata ekspertë që flasin me tone mjaft pesimiste për ekonominë, duke theksuar se tashmë cikli ngadalësues ka filluar.


Politika monetare ndërkohë gjendet në një udhëkryq. Banka Qendrore Europiane dhe ajo e Japonisë po tregohen inefikase me politikat e tyre, ndërkohë që Rezerva Federale ka hyrë në fazën e normalizimit.

Deutsche Bank nga ana tjetër, vlerëson se, temat më të nxehta për vitin e ardhshëm në Europë do jenë refugjatët, marrëdhënia me Turqinë, çështjet e tregtisë si dhe rregullat fiskale në Eurozonë.

Nga ana tjetër, negociatat për Brexit, situata në Kinë, kufizimet e politikës monetare, dhe Donald Trump do të jenë objekt kthesash të rëndësishme vitin e ardhshëm. Eurozona ndërkohë ka përballë një kalendar mjaft të ngjeshur politik, me zgjedhje që do të zhvillohen në muajin Mars në Holandë, në Prill/Maj në Francë dhe në Gjermani, me shumë gjasa në muajin Shtator.

Këtyre i duhet shtuar edhe pasiguria në Itali, ku mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme. Në të gjitha vendet e lartpërmendura kërcënon e djathta ekstreme dhe partitë anti-sistem. Pasiguria politike në 2017-ën do të ketë impakt në ekonomi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori