LAJMI I FUNDIT:

Me 19.1 milionë euro, Aston Martin bëhet makina më e shtrenjtë britanike e shitur ndonjëherë (Foto)

Me 19.1 milionë euro, Aston Martin bëhet makina më e shtrenjtë britanike e shitur ndonjëherë (Foto)

Modeli i vetëm DBR1, ishte makina më e rëndësishme që kompania britanike Aston Martin ka prodhuar deri më tani.

Kjo makinë e lansuar më 1956, ishte bërë pjesë e shumë garave në Le Mans dhe gjithmonë ka dalë fituese, derisa nuk është hequr nga shtegu për tu dërguar në muze, transmeton Telegrafi.


Pas vitesh të tëra, që ishte në ekspozim për vizitorë të shumtë të muzeut, makina është vënë në një ankand për 17 milionë euro.

Publiku dhe ofertuesit e shumë, kanë bërë që t’i rritet menjëherë çmimi, ndërsa dy kandidatë janë shtyrë për shtatë minuta, derisa njëri prej tyre ka afruar 19.1 milionë euro.

Ky Aston Martin, që është vetura britanike që është shitur më së shtrenjti deri më tani, është ekuivalenti i Ferrari 250 GTO dhe Mercedes-Benz 300 SLR. /Telegrafi/