LAJMI I FUNDIT:

187 shoferë të gjobitur në Shkup, 26 për vozitje të shpejtë

187 shoferë të gjobitur në Shkup, 26 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (19.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 26 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 gjoba për drejtim të automjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik”.


“Nëntë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, gjashtë masa për kalim në sinjal të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për drejtuesin fillestar, pesë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/