LAJMI I FUNDIT:

180 aplikantë për organet e Vetting-ut

180 aplikantë për organet e Vetting-ut

180 persona kanë shprehur interes për të qenë anëtarë të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Sipas Zërit të Amerikës, ky është numri i regjistruar deri në orën 20.30 të mbrëmjes të së enjtes, e cila shënon mbylljen e afatit të aplikimeve direkte, ndërkohë që për aplikimet online afati është deri në mesnatë, ndërsa për ato me postë, deri të premten. Mjaft që dokumentet të jenë nisur brenda datës 9 shkurt.

Burime pranë zyrës së Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se mes aplikantëve ka dhe mjaft juristë që jetojnë dhe e ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë. Numri i të interesuarve shënoi një rritje të ndjeshme pasi fundjavën e shkuar ambasada e SHBA-së në Tiranë si dhe Delegacioni i Bashkimit Europian, bënë thirrje publike për profesionistët shqiptarë që të aplikonin, për institucionet që do të kenë përgjegjësinë për të kryer procesin ndoshta më të rëndësishëm të të gjithë Reformës në Drejtësi.

Brenda 7 ditëve Avokati i Popullit, në konsultim me misionin ndërkombëtar, i cili ka qasje në të gjithë dokumentacionin, harton dy lista me ata që plotësojnë ose jo formalisht kriteret.

Më pas do të jetë misioni ndërkombëtar që do të bëjë vlerësimin për çdo kandidaturë, duke hartuar dhe rekomandimet që përmes Avokatit të Popullit i kalojnë parlamentit.

Në këtë fazë do të jenë të angazhuar dy ekspertë amerikanë dhe tre europianë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Presidenti Biden zgjat

Presidenti Biden zgjat "emergjencën" për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Bajrami: Alarm, brenda një dite nënshkruhen pesë kontrata sekrete

Bajrami: Alarm, brenda një dite nënshkruhen pesë kontrata sekrete

Lajme
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Skulptori i shtatores së Blair-it pas kritikave të mediave britanike: Gjithkush ka dikë që i ngjanë

Skulptori i shtatores së Blair-it pas kritikave të mediave britanike: Gjithkush ka dikë që i ngjanë

Lajme
Kalo në kategori